Zaev intervistë për mediat greke: Pas refuzimit nga BE, ngrin një pjesë e Marrëveshjes së Prespës

Në një intervistë për euronews.gr kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron sot se “një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin, pasi është i pamundur zbatimi i plotë”. Zaev sqaron se ka lidhje të drejtpërdrejtë mes dispozitave të Marrëveshjes dhe etapave integruese të vendit të tij në BE, duke paralajmëruar se “nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE-së, atëherë në Ballkan do të sundojë errësira”.

Refuzimi i BE-së për një datë të caktuar për çeljen e negociatave, rrezikon zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar pa hezitim, gjatë intervistës, edhe pse ka pranuar se askush nuk priste një PO të menjëhershme, por si dhe Shqipëria, një vendim paraprak pro nga 28 vendet e BE-së do të ishte nxitja e domosdoshme për të vijuar punimet në rrugën e duhur.

Sipas Zaev, sidomos në çështje të brendshme të vendit, marrëveshja e Prespës lidhet ngushtë me kapituj të procesit të çeljes së negociatave. Pala greke ishte dakort me këtë pjesë, duke marrë parasysh të ardhmen tonë në BE, por në kuadrin e sotëm, është e pamundur të realizohet, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

“Dy dispozita, në veçanti, të shkëmbimit të fondeve, janë të paarritshme, ndryshe rrezikojmë sovranitetin e vendit” si dhe ka theksuar edhe njëherë se integrimi në BE është e vetmja alternativë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në rast të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për mbarë Europën. Çdo alternativë tjetër nuk shoqërohet me demokraci, liri, shtet të drejtësisë, të drejta të njeriut, ka thënë Zaev, me fuqizimin e nacionalizmit, radikalizëm të vlerave dhe vetëm errësirë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi