YPG/PKK operacion me mbështetjen e SHBA-ve në Siri

Organizata terroriste YPG/PKK po zhvillon operacion me mbështetjen e SHBA-ve në rajonin e DEASH-it në lindje të Sirisë në kufi me Irakun, të cilin e mban në bllokadë prej 7 muajsh.

Organizata terroriste YPG/PKK ka njoftuar se ditën e djeshme me mbështetjen e SHBA-ve ka rinisur operacionin e saj në Dejrizor të cilin e kishte ndërprerë për shkak të operacionit “Dega e Ullirit”.

Faza e parë e operacionit nisi në shtatorin e kaluar, ku në javën e parë të tetorit pjesa veriore e qendrës së qytetit kaloi nën kontrollin e YPG/PKK-së e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS).

Operacioni po kryhet në pjesën që ndodhet në kufi me Irakun dhe pjesën jugore në kufi me Dejrizorin, territore këto të cilat janë mbajtur nën kontrollin e DEASH-it që kur filloi operacioni i Dejrizorit prej shtatorit 2017, në pjesën veriore të qytetit Haseke.

Në territorin prej afërsisht 2 mijë km katrorë krahas mijëra terroristëve të DEASH-it jetojnë edhe rreth 200 mijë civilë.

Gjatë 1.5 viteve të fundit në territorin nën bllokadë mund të futeshin produktet e nevojshme nga dalja Haseke, por që nga dita e djeshme rajoni është rrethuar plotësisht pasi edhe Haseke edhe Dejrizor kanë hyrë tashmë në vijën e frontit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, dje ishte shprehur se “SHBA-ja, koalicioni global, aleatët lokalë dhe FDS po nisin operacione në territoret e fundit që ndodhen nën kontrollin e DEASH-it”.

Ndërkohë që më parë është bërë e ditur se 25 civilë kanë humbur jetën në sulmin e koalicionit të ndërmarrë në fshatin El Fadil, i cili është në një largësi rreth 60 km nga Haseke.

Në territorin nën rrethim vazhdojnë sulmet e SHBA-ve nga ajri dhe të YPG/PKK-së nga toka. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi