YPG/PKK vret një ushtar turk dhe plagos 5 të tjerë në Sirinë veriore

Një ushtarë turk ka rënë dëshmor dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm të kryer nga terroristët e YPG/PKK-së në Sirinë veriore.

Forcat e Armatosura të Turqisë njoftuan se terroristët e YPG/PKK-së kanë kryer sulm ndaj patrullës vëzhguese në qytetin Ras al-Ayn, i cili ndodhet në rripin në të cilin forcat turke filluan operacionin antiterrorist “Burimi i Paqës”, me qëllim të krijimit të zonës së sigurt.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët në veri të Sirisë në lindje të lumit Eufrat, me qëllim për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi, ku Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës, brenda 150 orëve terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi