Ylli britanik Adele nis turneun veror në Evropë

Këngëtarja britanike, Adele do të performojë në katër koncerte në gusht në Mynih, si pjesë e turneut të saj veror, koncertet e saj të para dhe të vetme në kontinentin e Evropës pas disa vitesh, njoftoi sot “Live Nation”.

“Ylli 35-vjeçar i Pop-it do të performojë në një arenë të krijuar posaçërisht në qendrën e ekspozitave të qytetit jugor gjerman”, tha Live Nation.

“Nuk kam kënduar në Evropë që nga viti 2016!”, shkroi Adele në Instagram.

“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për ta mbyllur këtë fazë të bukur të jetës dhe karrierës sime me koncerte gjatë një vere kaq emocionuese”, tha ajo.

Sipas “Live Nation”, arena në terrenin e ekspozitës së Mynihut do të ofrojë hapësirë për rreth 80 000 fansa të muzikës në secilin nga koncertet, të planifikuara për 2, 3, 9 dhe 10 gusht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi