Yildirim: Azerbajxhani, mbështetje të madhe për operacionin në Afrin

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim gjatë qëndrimit në Baku deklaroi se “në luftën tonë kundër terrorizmit, sidomos në operacionin në Afrin, shteti mik dhe vëllazëror Azerbajxhani ka treguar një mbështetje jashtëzakonisht të madhe”.

Gjatë fjalimit të tij në takimin me presidentin azerbejxhanas Ilham Aliyev, Yildirim tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Azerbajxhanit të cilat sipas tij janë “një popull, dy shtete” po zhvillohen çdo ditë e më shumë.

Ai vuri në dukje rritjen e ndërsjellë të investimeve, aktiviteteve tregtare dhe të turizmit ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit.

“Nuk mjaftohemi vetëm me këtë, por po punojmë edhe për zhvillimin e shteteve rajonale. Në luftën tonë kundër terrorizmit, sidomos në operacionin në Afrin, shteti mik dhe vëllazëor Azerbajxhani ka treguar mbështetje jashtëzakonisht të madhe. Shprehim mirënjohjet tona. Problemi i Azerbajxhanit është edhe problemi i yni, gëzimi i tij është edhe gëzimi i yni”, tha Yildirim.

Ndërsa presidenti i Azerbajxhanit Aliyev theksoi se marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes Turqisë dhe vendit të tij do të vazhdojnë duke u rritur edhe në të ardhmen. “Ne jemi miq dhe vëllezër, jemi pranë njëri-tjetrit në të gjitha çështjet”, tha ai.

Kryeministri turk Yildirim në kuadër të vizitës së tij në Azerbajxhan sot u takua me kryeministrin e këtij vendi, Artur Rasizade./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi