12.5 C
Tirana

Xhixho: Plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike

Më datë:

 Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi sot se, shqiptarët janë më të keqpaguarit në Evropë dhe shtoi se Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike.

Sipas Eurostat, theksoi Xhixho në një postim në rrjetet sociale, “punonjësit shqiptarë paguhen 2,47 euro në orë, ndërkohë që serbët paguhen 4,43 euro dhe boshnjakët 4 euro”.

“Shqiptarët paguhen sot edhe më pak seç paguheshin punëtorët në Mal të Zi 11 vjet më parë, 3,42 euro në orë”, shti Xhixho.

Xhixho u shpreh se, Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për nxitjen e rritjes ekonomike, uljen e kostos së jetesës, ashtu edhe përmirësimin e saj me paga më të larta dhe me cilësi më të lartë të shërbimeve publike.

“Në 11 maj votojmë ndryshimin masivisht për të përmbysur këtë sistem ekonomik që punon për klientët e qeverisë dhe jo për qytetarët. Aleanca për Shqipërinë Madhështore është mundësia për ta ndryshuar Shqipërinë”, theksoi Xhixho.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tentoi të ikte me makinën e drogës, përplas automjetin e policisë në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili...

Tragjedia hekurudhore me 46 të vdekur në Spanjë

Një pasagjer i plagosur rëndë në katastrofën hekurudhore të...

Rama në Vlorë përballë protestës së tregtarëve: Kundërshtojnë zhvendosjen

Tregtarët e Vlorës dolën sot në protestë ara Teatrit...

Tabaku: Euro në rënie, goditje për biznesin dhe prodhimin vendas

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin...