Xhamitë në Gjermani marrin kërcënime të njëpasnjëshme

Bëhet e ditur se xhamia “Dëshmorët (Sehitlik)” në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë merr kërcënime për sulme me bombë nga organizata ekstremiste e djathtë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) , me qendër në Këln, kërcënimi për sulme me bombë ndaj “Sehitlik” në Berlin erdhi nëpërmjet postës elektronike në orën 08.01 me orën lokale.

“Sot do të shpërthejnë disa bomba në xhami” shkruhet në postën elektronike të dërguar nga adresa “neo88@web.de” e nënshkruar nga organizata terroriste ekstremiste e djathtë “Combat 18”.  

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Berlin, Rëfkë Ollgun Jyxhekëk (Rıfkı Olgun Yücekök) bëri të ditur se ata kanë informuar njësitë e sigurisë në Berlin në lidhje me kërcënimin në fjalë.

“Edhe nëse është një kërcënim i kotë, kjo është një nismë për të prishur qetësinë. Nuk kemi luksin që të sillemi me shpërfillje”, u shpreh Jyxhekëk.

Një letër kërcënuese është dërguar nga një person ose persona të paidentifikuar para dy ditësh ndaj Xhamisë Jeshile të Mendenit të Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Në letrën e shkruar në gjermanisht përdoret shprehja “Të huaj zhdukuni nga Gjermani deri më 31.12.2019”. Ndaj këtij kërcënimi u bë kallzim penal tek policia e Mendenit.  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi