Xhaçka poston videon nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë: Pamje që tronditën botën, Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar pamje nga e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë.

Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë.

Xhaçka veç pamjeve sjell dhe dëshmitë e shqiptarëve që sot jetojnë e punojnë në Itali, duke theksuar se komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi.

“Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan.

Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë.

Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë.

Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi.

Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, shkruan ajo në postimin e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi