Xhaçka falënderon Komisionin Europian dhe Austrinë për vaksinat: Miqtë e mirë në nevojë janë miqtë e vërtetë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka falënderuar Komisionin Europian dhe Austrinë pas deklaratës së Presidentës së KE, Ursula von der Leyen, se 145 mijë doza vaksina të financuara nga Bashkimi Europian do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.

“Mirënjohës ndaj Komisionit të BE-së dhe Austrisë për sigurimin e vaksinave për grupet më të rrezikuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Miqtë e mirë në nevojë janë vërtet miq të mirë!”, shkruan ministrja Xhaçka.

Xhacka

Në njoftimin e saj në gjuhën shqipe, Von der Leyen u shpreh se jemi së bashku në këtë betejë.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, theksoi Von der Leyen.

Komisioni Europian dhe Austria shpallin sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 për Ballkanin Perëndimor.
651,000 dozat BioNTech/Pfizer financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet të kryhet në maj, me transhe të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi