WhatsApp në telashe për shkak të emotikonit

Avokati Gurmet Sing nga Nju Delhi në Indi i ka dërguar kompanisë WhatsApp një email me urdhrin që në afat brenda 15 ditësh të largojë nga aplikacioni i vet emotikonin i cili tregon gishtin e mesëm, ose do të ngrisë akuzë civile ose kriminale kundër tyre.

Sing pohon se bëhet fjalë për një gjest jo të mirë, i cili në Indi paraqet lëndim të rëndë.

“Sipas pikave 354 dhe 509 të Kodit Penal indian, është e ndaluar të shfaqen gjeste ofenduese te femrat,” shpjegon avokati, transmeton KosovaPress.

“Sipas pikës 6 të aktit ligjor të vitit 1994 në Irlandë, shfaqja e gishtit të mesëm paraqet shkelje në këtë vend”, shtoi Sing, i cili beson se WhatsApp drejtpërdrejt shkel ligjin duke përfshirë këtë emotikon në aplikimin e tij./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi