VV reagon në lidhje me ofertën e Shpend Ahmetit, po kërkojnë më shumë

Ka kohë që Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon kryetarin e komunës, Shpend Ahmetin, se po u jep pozita në komunë anëtatëve të PSD- së.

Në anën tjetër, Ahmeti, për të shuar tensionet, u ka ofruar Vetëvendosjes katër drejtori që t’i drejtojnë, me mundësi që në të ardhmen te diskutohet edhe për dhënien e një drejtorie tjetër.

Por, VV si duket nuk është e kënaqur vetëm me katër dhe madje ka thënë se, në të vërtetë, Ahmeti ka premtuar pesë drejtori me mundësi që të diskutohet për të gjashtën.

Sidoqoftë, Vetëvendosje ka bërë të ditur se propozimi i Ahmetit do të diskutohet me kryetarin e Lëvizjes ku më pastaj do të merret një vendim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi