VV kritikon Qeverinë Haradinaj, 55 milionë euro për shpronësim të një ndërtese

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me një vendim të qeverisë së Kosovës që ka të bëjë për miratimin e kërkesës për shpronsimit të pronës së paluejshme të një parcele në Prishtinë, e cila do të shpërbejë si objekt administrativ i qeverisë.

Lidhur me këtë deputeti Liburn Aliu, tha se sipas disa hulumtimeve mësohet se objekti në fjalë kap vlerën prej 55 milon euro për 40 mijë metra katror, shumë kjo e cila është mjaftë e lartë dhe e dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Para pak dite në qeveri është marr një vendim për miratimin e kërkesës për shpronsimin e pronës së paluejshme të një parcele në Prishtinë, pra në ndërtesën e Dukagjinit e cila do të shërbejë si objekt administrativ i qeverisë. Pasi kemi hulumtuar rastin kemi parë që kemi të bëjmë me një shpronsim të një objekti me vlerë 55 milion euro për 40 mijë metra katror. Kjo hapur lë të kuptohet për dyshime të korrupsionit, andaj detyrë e jona është që të tërheqim vërejtje që të ndalohet një vendim i tillë”, tha Aliu

Ndërsa, antari i VV-së dhe hulumtuesi kundër korrupsionit në Kosovë, Avni Zogian, kërkoi nga organet e larta të shtetit që të merren me parandalimin e një dukurie të tillë.

“Prishtina po zhvillohet në një qytet policentrik. Kam një kërkes nga kryeministri Haradinaj që a mund të na thot se me cilin plan është duke u bërë, sepse mesa shihet qartë, sa e hartojnë një planë e ndryshojn sepse aty hyn interesi. Përmes kësaj konferesnc y bëjmë thirrje Kuvendit, Qverisë, Ministrit të Financave, Ministrit të Administratës Publike dhe ministrit të Planifikimit Hapsinorë, që të bëjë paranadalimine një veprimi të tillë”, u shpreh Zogiani.

Ndryshe, këtë vendim Qeveria e ka marrë më 28 maj dhe është pronë e Dukagjinit./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi