VV fajëson Qeverinë Haradinaj për falimentimin e Telekomit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se po tenton ta ndal falimentimin e Telekomit me njerëz që janë pa asnjë orë përvojë pune në menaxhimin e Telekomit. Kjo sipas VV-së, tregon se edhe kjo qeveri, sikurse Qeveria Thaçi dhe Mustafa, zhvatin pasurinë publike me punësime politike.
Besnik Bislimi në një konferencë për media, tha se për disa vite Telekomi ka qenë shembull për të mirë për hyrat dhe avancimet e produkteve, ndërsa Qeveria Thaçi, Qeveria Mustafa dhe tash Qeveria Haradinaj e zhavtën pasurinë publike me punësime politike dhe parat u drejtuan gabimisht, me një tentim të privatizimit krejtësisht të dyshimtë.

“Kryeministri Haradinaj tashmë është duke tentuar me njerëz pa asnjë orë përvojë pune ta menaxhojnë Telekomin”, tha ai, duke shtuar se LVV ka ofruar 12 pika nëpërmjet një rezolute në Kuvend, për zgjidhjen e problemit që tashmë është Telekomi në falimentim.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salem Lepaja nga Komiteti për komunikime elektronike, tha se Gent Begollit si kryeshef në Telekom, tregon se edhe qeveria e tashme është e interesuar ta shkatërrojë në tërësi këtë kompani.

“Heshtja e prokurorisë në thirrje e vazhdueshme të VV tregon se nuk ka gatishmëri për hetim. Heshtja në këtë rast është pjesë e krimit”, tha ai.

Ai tha se kontrata me Z mobile që në fillim është përpiluar për qëllime abuzive me Telekomin, ku pjesë e manipulimit është edhe bartja e licencës, tek vëllezërit Devolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi