Vuçiq: Nuk e ndalim fushatën kundër Kosovës, do t’i tregojmë dhëmbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka insistuar se nuk do të ndalin angazhimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se me angazhimin për tërheqjen e njohjeve i shfaqin “dhëmbët”, por kjo nuk e zgjidh çështjen e Kosovës.

Vuçiq pas kthimit nga Uashingtoni ka thënë se tërheqjet e njohjeve të Kosovës janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

“Nuk mund ta ndalojmë fushatën për tërheqjen e njohjeve e shqiptarët të bëjnë përpjekje të hyjnë në organizata ndërkombëtare”, deklaroi ai në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

“Do të jap maksimumin nga vetja t’i ruajmë interesat shtetërore që nuk kanë arritur t’i ruajnë njerëzit që kanë qeverisur me Serbinë në dekadat e kaluara”, shtoi ai.

Ai ka thënë se zhvilloi takim të mirë me tre prej bashkëpuntorëvr të presidentit amerikan, Donald Trump, në mesin e tyre edhe emisari për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe shtoi se takime të tilla nuk do ta ndryshojnë politikën e SHBA-së por do të ndihmojnë të ruajnë qëndrimet e Serbisë.

“Kjo nuk do ta ndryshojë politikën, por do të ndihmojë shumë në mënyrë serioze që qëndrimet tona të dëgjohen dhe të kemi më tepër mirëkuptim në të ardhmen që është me rëndësi të veçantë për Serbinë”, deklaroi Vuçiq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi