Vuçiçi konfirmon takimin e djeshëm Serbi-Kosovë në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe të Prishtinës, të enjten në Berlin, të ndërmjetësuar nga Gjermania, nuk ishte i fshehtë, por takim përgatitor për samitin e Parisit, ndërsa ka shtuar se pas tij Gjermania e Franca e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog.

“Marko Gjuriqin e kam dërguar unë në Berlin, që të marrë pjesë në mbledhjen përgatitore për samitin e Parisit. E kam porositur që Serbia të jetë konstruktive, se me rëndësi është heqja e taksës anticivilizuese, por shqiptarëve nuk iu ka shkuar mendja ta hqein taksën dhe prandaj nuk ka rezultate”, u tha Vuçiq gazetarëve në Minsk

. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ishte atje fshehtas, Vuçiç tha se nuk ishte fshehtës, por ” ishte marrëveshja që të mos flitet publikisht”.

Mendoj se gjermanët e francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk dëshiron dialog dhe kush po frenon, ka vlerësuar Vuçiç dhe ka shtuar se tash është edhe më i sigurt se nuk do të ketë mbledhje në Paris.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve të tjera të gazetarëve në Minsk, presidenti serb, Vuçiq ka thënë “Nuk e di si t’ia bëjmë me Prishtinën, për të tjerat nuk mërzitem”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi