Vuçiç për mediat spanjolle: Radojçiç ka dhënë dorëheqje

Më datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll TV Espanyol ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Ai përmendi se Listën Serbe e sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.

Në këtë intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Kurti dhe Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiç.

Policia e Kosovës sot që nga mëngjesi ka kryer një aksion policor në pjesën veriore të Kosovës. Aty u bastistën pronat e njeriut kryesor që dyshohet se udhëhoqi grupin terrorist që të dielën sulmuan Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe katër sulmues serbë.

Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...