Vuçiç paralajmëron masa të rrepta kundër Kosovës pas Samitit të Parisit!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiçi ka takuar sot serbët nga Kosova, 140 sish, dhe me ta ka biseduar për Kosovën dhe masat që Serbia do t’i ndërmarrë kundër saj për shkak të taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave të Serbisë.

“Masa shumë të fuqishme e shumë të rrepta kemi përgatitur, do të shikojmë që me to të mos i godasim njerëzit tanë ë Kosovë. Me to do të fillojmë pas takimit ë Parisit”, citon ‘blic’ të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se “e dimë se njësia speciale Policisë së Kosovë ROSU është gjendje gatishmërie dhe e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që “të pengohet qëllimi i arrestimit ë serbëve”.

Ka thënë se në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe statusin saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh derisa të mos hiqet taksa.

“Hiqni taksat e do të bisedojmë për çdo gjë që dëshironi, do të flasim për kohën e mirë e të keqe”, ka thënë Vuçiçi. Kryetari i Serbisë nuk ka treguar ose medet serbe nuk kanë njoftuar se cilat do të jenë ato masa “shumë të rrepat e shumë të fuqishme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi