“Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej, kështu që pyes veten se çfarë parimesh hipokrite janë këto për respektimin e integritetit territorial”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Siç transmeton “Danas”, Vuçiç tha se për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociaicionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiç, shkruan Telegrafi.
I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiq thotë se “edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste”, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, “nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht”.
I pyetur nëse janë të sakta pretendimet e opozitës se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës, ai përgjigjet duke cituar Aleksandar Tijaniçin se “secili lëviz brenda kufijve të hipokrizisë së vet”.
“Kosova e pavarur, së paku nga pikëpamja e shqiptarëve dhe e Perëndimit, është krijuar në kohën e Marko Jakshiçit, të DSS dhe Slobodan Samarxhiçit dhe të gjithë të tjerëve. Milosh Jovanoviçit, i cili atëherë ishte këshilltar apo çfarëdo… Pasi kjo ndodhi në kohën e tyre, 85 shtete e njohën pavarësinë dhe që kur unë jam president, 27 vende e kanë tërhequr njohjen”, tha Vuçiç.
Siç ka shtuar ai, asnjë vend nuk e ka bërë këtë në kohën e tij sepse qeveria e asaj kohe as që e ka kërkuar. Ai ka kujtuar kabllogramët e WikiLeaks në të cilat, siç ka thënë ai, thuhet se “ata që janë në listën ‘Serbisë kundër dhunës’ janë ata që kanë kërkuar që Perëndimi jo që të mos e njohë Kosovën, por ta bëjë këtë kur të vijnë në pushtet”.
“Kuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Por unë kam 11 vjet që dëgjoj gënjeshtra. Dhe shumë patriotë të rrejshëm më dhanë predikime dhe kurrë nuk më falnin”, tha Vuçiç.
Vuçiç sonte në Pallatin Elysee do të ketë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Siç tha ai, Macron mund të pritet para fundit të vitit në Beograd.