Vuçiç e quan Haradinajn “zëdhënës që zbaton kërkesat e Amerikës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka vazhduar ta kritikojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Këtë të fundit kësaj radhe e ka quajtur vetëm një  “zëdhënës”, që sipas Vuçiqit zbaton idetë që vijnë nga Amerika.

“Ramush Haradinaj është vetëm një zëdhënës, që zbaton jo idetë e Kosovës apo Shqipërisë, por ato që dëshiron Amerika”, tha Vuçiq.

Në një intervistë për Sunday Express, ai tutje ka përmendur Rusinë dhe Kinën si partner të Serbisë, në raport me zgjidhjen e çështjes me Kosovën.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi miq në botë. Rusia dhe Kina sigurisht që janë këtu, por ne duhet të qëndrojnë përpara të gjithëve dhe t’iu tregojmë në mënyrë të qartë çfarë duam”, thotë presidenti serb.

Sipas Vuçiqit nëse negociatat nuk përfundojnë me një marrëveshje kompromisi, atëherë do të ishte dështim për dy vendet.

Thotë se Serbia po ballafaqohet me shtetet që pavarësinë e Kosovës e marrin si punë të kryer.

“Negociatat nuk janë negociata nëse nuk përfundojnë me kompromis. Çdo gjë tjetër do të ishte shtrëngim, dhe jo rezultat i detyrueshëm afatgjatë”, ka thënë Vuѯiqi.

“Ne nuk do të heqim kurrë dorë prej tyre, por edhe nuk do të kemi frikë. Unë e di ku qëndroj, dhe çfarë kam prapa”, tha i pari i shteti serb.

Ai edhe një herë ka thënë se është i interesuar që të bashkëpunojë me shqiptarët.

“Sa prej nesh nesër do të jenë gati, që ndonjë keqkuptim të përdoret si mundësi për konflikt të ri. Kjo është ajo që unë mendoj kur flas për nevojën e lindjeve, ose nevojën për të bashkëpunuar me shqiptarët. Për shkak të së ardhmes, vetëm dua të them se duhet të gjejmë mënyra për tu rritur natyrshëm dhe ekonomikisht”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net. Presidenti serb ka paralajmëruar që në javët në vazhdim do të dalë me një zgjidhje për Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi