Vuçiç do të japë dorëheqjen, pas kritikave për trajtimin e krizës në Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen gjatë një takimi të partisë për shkak të kritikave për trajtimin e tij për çështjen e Kosovës.

Vuçiç informoi Partinë Progresive Serbe (SNS), të cilën ai e drejton, për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilin ia ka paraqitur të premten një delegacioni prej pesë anëtarësh euro-amerikan.

Ai gjithashtu përshkroi pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon projekt-marrëveshjen. Shumë  zyrtarë i kërkuan Serbisë të mos e pranonte propozimin, të tërhiqej nga dialogu.

Kreu i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Gliçiq,  tha se Vuçiç pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër.

“Nëse dikush mendon se mund ta drejtojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi ekonomikisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, thuhet se presidenti Vuçiç iu përgjigj kritikave sipas Darko Glicic.

Më pas, dukshëm i irrituar është larguar nga mbledhja dhe është larguar nga selia e partisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka planifikuar sot konsultime me organet politike për planin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në mesditë ai do të marrë pjesë në një takim me anëtarët e këshillit qeveritar. Në mbrëmje pritet t’i drejtohet popullit serb, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë konsultimet me partitë politike dhe organizatat shoqërore.

Të premten një delegacion euro-amerikan prej pesë anëtarësh, i përbërë nga përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit francez, kancelares gjermane dhe kryeministrit italian, u takua me Vuçiç në Beograd dhe prezantuan një propozim për zgjidhjen e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

Aleksandar Vuçiç tha pas takimit se ato ishin negociatat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë dhe gjithashtu tha se ishte i informuar për pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon propozimin.

“Në këto rrethana, unë shpreh gatishmërinë time për të pranuar projekt-marrëveshjen dhe për të punuar në zbatimin e saj”, tha presidenti, por shprehu rezerva për një nen kyç të draftit, pa specifikuar se cilin.

Miroslav Lajçak konfirmoi se Vuçiç “tregoi gatishmëri për të marrë vendime të vështira për çështjen e Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi