Vuajtja e bukur, tregime dhe novela

Titulli: Vuajtja e bukur, tregime dhe novela
Autori: Uran Butka
Arti grafik: Kleida Maluka
Në kopertinë: El Greco, Mary Magdalen
Numri i Faqeve: 630
Shtëpia botuese: Instituti Lumo Skendo

Butka lexohet mes thjeshtësisë së tij, kuptohet pastër, ndjehet apriori se ai ka vuajtur, por vetëkuptohet mjaft mirë se nuk është thyer, sikurse ai shprehet: “edhe vuajtja e dhimbja, më janë kthyer në një përvojë njerëzore të bukur, në një pasuri të madhe shpirtërore, por edhe në një qëndresë. Rrëfimet i kam nxjerrë nga shpirti dhe i kam hedhur në letër lirshëm, pa qortime, pa këqyrje mendjeje”.

Vetë titulli i përmbledhjes së për më tregime “Vdekja e bardhë” paracakton motivin e vuajtjes së bukur, që përshkon gjithë veprën e shkrimtarit Uran Butka.

Ky shkëlqim, më së shumti i formës, rrëfen mes leximit se thelbi i bukurisë shkëlqen në një shumëllojshmëri të pafund mënyrash. Një herë është shkëlqimi i ndjeshëm i ngjyrës ose i tonit, një ritëm ose një ekuilibër harmonik, ose përsëri reflektimi mbi gjërat e një mendimi njerëzor apo hyjnor, por mbi të gjitha shkëlqimi i thellë i shpirtit që ndriçon. Bukuria e dhimbjes është në një mënyrë relative riqasjeje shpirtdhimbëse.

Arti i vërtetë në tregimet e Butkës na vërteton se vetëm një art i tillë mund të prekë bukurinë e dhimbjes. Le të qëndrojmë paksa te tregimi “Sytë e xhirafës”, për ta shtjelluar konkretisht, pasi ridimensionimi që është tipik, shfaqet dhe për shpalosjen e filozofisë së bukurisë së vuajtjes mes diskursit adekuat.  Janë dy të rinj të sapodashuruar në kampin e internimit, Arbëri, bir një intelektuali që kishte studiuar në Strasburg, por i pushkatuar në vitin 1945 dhe tjetra, Vjollca, vajza e një persekutori komunist, që i kishte vrarë Arbërit babanë dhe i kishte përvetësuar edhe bibliotekën, por që në luftën për pushtet brenda llojit, ishte internuar më vonë në atë kamp bashkë me familjen e tij. Nëpërmes shënimeve në një libër, që ajo i dhuroi, i dashuri zbuloi të vërtetën tragjike. “Vuri duart te tëmthat, që i  rrihnin si goditje daulleje. Në gjoks iu mblodh një lëmsh, që po i merrte frymën. Ra përmbys dhe shpërtheu në një dënesë gulçuese. Përmes lotëve, i doli përpara syve fantazma e të atit. Më fal, baba! belbëzoi. Ndoshta po t’i trazoj kockat, që nuk di ku i ke. Jo vetëm që të vranë pa faj, por t’i morën edhe librat, që i kishe aq shumë për zemër. Ai, pikërisht ai, babai i saj! E tmerrshme! Ç’është ky mallkim, që po më ndjek?…

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi