Marjus Dema, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema me një plumb në gjoks është vetëdorëzuar sot në polici ku ka dhënë edhe dëshminë e tij.
Ai mësohet të ketë thënë se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur.
Po ashtu ai ka thënë se i vjen më shumë keq për shokun e tij që humbi jeten se sa për burgun.
Madje ai ka shpërthyer në të qarë para oficerëve të policisë.
Përvec Demës sot në polici u vetëdorëzua edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.
Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.
Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.