17.5 C
Tirana

Vrau Martin Canin, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn, avokati: U bë drejtësi!

Më datë:

Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare Fan. S. Noli në kryeqytet, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik.

Ndërkohë, avokati i familjes Cani tha se sot drejtësia u vu në vend. “Ne mendojmë se nuk është çështje dënimi, por drejtësie, çështje për të mbrojtur dy të mitur dhe shumë pre tyre.

Ky duhet të jetë mesazh për qeverinë shqiptare dhe institucionet arsimore, që edukojnë rininë shqiptare. Ne do të ndjekim dhe më tutje çdo të drejtë ligjore të familjes Cani. Do të vazhdojmë në instancat më të larta, për këtë çështje.

Është dënuar për dy vepra penale i pandehuri, ka marrë vetëm 16 vite dënim. Sot kemi drejtësi dhe gjykatat shqiptare japin drejtësi dhe përpiqen që këto çështje të rëndësishme, të dhimbshme e kanë trajtuar. Ne do ta vlerësojmë vendimin kur të zbardhet i plotë. Sot gjykata bëri drejtësi.”, tha ai.

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u neglizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve. Skena tragjike ndodhi pas mësimit.

Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

https://www.youtube.com/live/8WKf4r1xaGM?si=4CzW4BDbpMKCcaUc&t=904 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor,...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...

Gjermani: Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët

Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më...