Vrasja në Kavajë, autori është filmuar nga kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme në qytet e kanë filmuar teksa autori u largua në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arjan Gosën.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arjan Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij.

Habib Rexha
Habib Rexha

Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

Habib Rexha u identifikua nga policia disa orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim, që ende vijon të jetë.

Për kapjen e tij, policia ka vendosur në dispozicion edhe 10 mijë Euro për qytetarët që japin informacione.

Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arjan Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të diele.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi