Vrasja në Durrës, gjendet një mjet i djegur, çfarë dyshon policia

Policia e Durrësit vijon hetimet në mbarë vendin për të zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Feriz Bardhi, që tronditi sot qytetin bregdetar.

Nga hetimet e deritanishme, policia ka gjetur një mjet të djegur në Porto Romano, i cili dyshohet se është përdorur për vrasjen e 40-vjeçarit.

Feriz Bardhi nga fshati Shën Vlash i Durrësit, por me banim në lagjen 18, është ekzekutuar sot në orën 12:55, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Dyshim mbetet një e kaluar e errët e viktimës, që me sa duket është edhe pista ku po heton policia.

Grupi hetimor po merr në pyetje familjarë të 40-vjeçarit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të viktimës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi