9.5 C
Tirana

Vrasja në azil, jepen masat e sigurisë për autorin dhe dy infermieret

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të shtunë masat e sigurisë për të arrestuarit në lidhje me vrasjen në azil, ku humbi jetën Virxhil Vesho.

Për autorin Zyhdi Shehi është caktuar masa e sigurimit shtrim i detyrueshëm në psikiatri. Ndërkohë për dy infermieret Glesantina Saraçi dhe Nazime Mulla, arrest në shtëpi.

Autori i krimit ka deklaruar para oficerëve të policisë, Shehi ka thënë se e ka goditur 82-vjeçarin me bastun pasi ky i fundit nuk i ishte përgjigjur nëse kishte njeri tjetër në dhomë.

“Në atë moment kam filluar ta godas në kokë dhe trup disa herë. Më pas i fola sërish duke i thënë nëse do flasë apo jo, aty mu përgjigj me dy-tre fjalë dhe e godita sërish me karrigen që gjendej aty.

Nga ai moment nuk mbaj mend çfarë ndodhi”, ka deklaruar ai.

Sa i përket infermiereve ato akuzohen se kanë kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...