Forcat RENEA kanë zbarkuar sot në Laç, në kuadër të operacionit për arrestimin e autorit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.
Ky i fundit u vra në një atentat në rrethrrotullimin e Sheqit më 1 shkurt në Fier.
RENEA po ushtron kontrolle për vrasësit në një një biznes në këtë qytet
Sipas policisë, autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit Albert Zzaja, Elmir Tufa, Silvio Cara dhe Elson Xhecuka, të cilët sipas policisë, dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.