Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Apeli lë në burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për Arbër Paplekajn, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më datë 21 prill në Elbasan.

Paplekaj mbetet me masën e sigurisë personale “arrest me burg”. Apeli ndërkohë ka liruar 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e Gjykatës së Apelit, të mbajtur në ngarkim të tij.

Gjykata e Apelit po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;

Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune

Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi