13.5 C
Tirana

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg xhaxhain e autorit

Më datë:

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit.

Ky i fundit vrau pasditen e 6 tetorit në sallën e gjyqit, gjyqtarin Astrit Kalaja.

Të dy ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim, teksa ndaj nipit të Gjon Shkambit rëndon edhe vepra penale e vrasjes së funksionarëve publikë dhe armëmbajtjes pa leje.  

Në paraburgim ndodhet edhe Banush Koxhaj, punonjësi i sigurisë së gjykatës ku ndodhi ngjarja e rëndë, i dyshuar për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kreu detyrën për të kontrolluar Elvis Shkambin, ndonëse pajisja detektuese pikasi se ai kishte send metalik me vete.

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua pasi shpalli vendimin për një konflikt pronësie.

Ai ndërroi jetë gjatë kohës kur po transportohej në spital, ndërsa R.K.dhe E. K., të palës tjetër, mbetën të plagosur.

Pas krimit të rëndë, 32-vjeçari Shkambi u vetëdorëzua në polici, ku pas prangosjes deklaroi se vrasja ishte fundi i dhjetëra vendimeve të padrejta që ishin dhënë kundër familjes së tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas tërmetit 7.5 ballësh, raportohen 30 të plagosur në Japoni. Panik dhe evakuime

Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur pasi...

“Gatishmëri e shtuar për sezonin e festave”, ministrja Sala në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, vizitoi...

Kalon për gjykim çështja e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit

Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të...

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je...