Vrasja e biznesmenit te dera e shtëpisë ne Ksamil, autorët e pritën me orë të tëra për ta ekzekutuar

Një tjetër vrasje e tipit mafioz do të trondiste sërish vendin. Mbrëmjen e djeshme, Gramoz Memaj, me origjinë nga Tepelena, por që jetonte prej vitesh në Ksamil, është qëlluar me armë zjarri në kohën kur po kthehej në banesën e tij.

Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.

Më pas autorët, që dyshohet se ishin 4 janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Memaj ishte biznesmen në zonë e Ksamilit, ndërsa nuk njihej si person problematik.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi