11.5 C
Tirana

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, zbardhen detaje!

Më datë:

Detaje të reja janë zbardhur së fundmi, lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi.


Sipas informacioneve, dy të dyshuarit, efektivi i OPGJ-së, Shkëlqim Dukaj dhe vëllai i tij, Florjan Dukaj, u larguan pa gjurmë pas krimit përmes një tuneli të fshehur.

Ndërkohë, është zbuluar se Shkëlqim Dukaj ka bërë edhe një tentativë tjetër për ta vrarë mbrëmjen e 8 nëntorit, por plumbi nuk e ka kapur Eduart Reçin.

Sipas hetuesve vrasja është kryer nga shkallët e emergjencës, sepse ishte i vetmi vend nga ku autori kishte fushëpamje dhe vëzhgonte lëvizjet e shënjestrës së tij, të cilin e qëlloi për vdekje me një plumb në kokë në 50 metra distancë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, ka zbritur shkallët e emergjencës dhe ka ndjekur një tynel që ndodhet mes godinës së hotelit dhe lokalit në pronësi të vëllezërve Dukaj. Shfrytëzimi i tunelit ka bërë që autori dhe vëllai i tij të mos filmohen nga kamerat e sigurisë në zonë.

Hetimet kanë zbuluar se vëllezërit Duka e kanë vëzhguar për 5 ditë me radhë biznesmenin derisa e ekzekutuan. Ai nuk ka ngritur dyshime, pasi në zonë janë hedhur fishekzjarrë që të shmangur vëmendjen nga zhurma në momentin kur do të qëllohej mbi Reçin.

Sipas prokurorisë, vëllezërit Duka ishin në konflikt me biznesmenin për një pronë, ku ky i fundit synonte të investonte, por duhej edhe miratimi nga pala tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përmbytje në Himarë, uji hyn edhe në komisariat

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë...

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Gjykata e Lezhës ka caktuar këtë të premte, masën...

Miratohet amnistia penale, qindra të burgosur lirohen menjëherë

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri...

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

https://www.youtube.com/live/drmdAxWnV6k?si=Ts8Hi2VY7owEySi0&t=977 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në...