Lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla, krimi i mbrëmjes së 30 nëntorit 2025, është shpallur një kërkim një person.
Uniformat blu janë në kërkim të shtetasit me iniciale O.E.O., 35 vjeç. Emri i tij ka dalë nga i arrestuari për vrasjen e biznesmenit, shtetasi N.Gj..
Sakaq, Policia dhe Prokuroria, e kanë ende të paqartë se kush është qitësi që vrau Mëhallën, por dyshimet përqendrohen tek shtetasi N.S., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Në qeli u lanë ish-ortaku i Mëhallës, Xh. A., i cili akuzohet për vrasje në bashkëpunim, dhe roja i karburantit ku ndodhi ngjarja, K.P, i cili është vënë nën hetim për moskallëzim krimi.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2025 në Elbasan. Biznesmeni Edmond Mëhalla u qëllua me armë zjarri sapo doli nga zyra e tij, duke marrë tre plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytet.


