Vranë dhe groposën Eglantina Buçin, Gjykata e Tiranës dënon babë e bir. I ati e urdhëroi, vëllai e ekzekutoi

Gjykata e Tiranes dënon Faik e Shkëlzen Buçin, babë e bir që vranë Eglantina Buçin.

Raportoi se Faik e Shkëlzen Buçi u dënuan me nga 25 vite burgim secili.

Vrasja e Eglantina Buçit, sipas prokurorisë u urdhërua nga babai i saj Faiku, ndërsa i vëllai Shkëlzeni e ekzekutoi.

Trupi i vajzës u gjet në “Malin me Gropa” më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj dhe u zbulua pas 8 vitesh nga rrëfimi i të penduarit Miklar Tola.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar 25 vite burgim për Faik e Shkëlzen Buçin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi