13.5 C
Tirana

Von der Leyen: Ukraina po ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në BE

Më datë:

Ukraina po lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një video.

Në një video të shkurtër, të postuar në X, për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, von der Leyen tha se “Evropa do të jetë gjithmonë në anën e Ukrainës sepse Ukraina është Europa. Liria juaj është liria jonë. Siguria juaj është siguria jonë”.

“Dhe tani po ecni me shpejtësi të jashtëzakonshme drejt bashkimit me Bashkimin Evropian. Ne kemi qëndruar me ju që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet. Slava Ukraini [Lavdi Ukrainës]”, shtoi ajo.

Ukraina u bë kandidate zyrtare për anëtarësim në BE në qershor 2022, katër muaj pas pushtimit të plotë të vendit nga Rusia dhe përpjekjes së saj të dështuar për të rrëzuar qeverinë në Kiev.

Raundi i parë i negociatave zyrtare për anëtarësim u mbajt në qershor të këtij viti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti në Bruksel flet për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot në Bruksel me...

Mori për dore vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një...

“Babale”, Apeli shtyn vendimin për Salianjin

Pas më shumë se 4 orë seancë gjyqësore, Apeli...

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...