13.5 C
Tirana

Von der Leyen nderon viktimat e luftës: Jemi të frymëzuar nga guximi i atyre që dhanë jetën

Më datë:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë homazhe ukrainasve për dhënien e jetës së tyre për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar blloku evropian.

Në kuadër të Ditës së Përkujtimit në mbarë Evropën për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, ajo tha në një deklaratë:

“Më 23 gusht, ne nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, në Evropë dhe më gjerë. Sot, në 83-vjetorin e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop, kjo datë ka një rëndësi të veçantë. Këtë vit, Putini solli përsëri tmerret e luftës në Evropë, së bashku me kujtesën se paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

Kujtimi i dhimbshëm i së kaluarës nuk është thjesht një kujtim i largët, por ka gjetur një jehonë në luftën e paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Jemi të frymëzuar nga guximi i atyre që atëherë iu kundërvunë padrejtësisë dhe shprehim respektin dhe mbështetjen tonë për shumë burra dhe gra që janë të detyruar ta bëjnë sërish sot. Populli ukrainas po jep jetën për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi ynë.

Sot më shumë se kurrë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër propagandës ruse të kontrolluar nga shteti që shtrembëron historinë, përhap konspiracion dhe ndëshkon ata që e kundërshtojnë atë. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri punën tonë për të luftuar dezinformimin. Dhe ne do të sigurojmë që ata që rezistuan kundër totalitarizmit nuk do të harrohen.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...