Vlorë, pezullohen 38 leje drejtimi, arrestohen 6 drejtues mjetesh

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve për shkelje të ndryshme rrugore, Policia Rrugore Vlorë njofton se, ka arrestuar 6 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; janë pezulluar 38 leje drejtimi, nga të cilat 28 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi