Vlahutin: Shqipëria s’ ka nevojë të shkojë në Europë, është në hartën e saj

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin e pranishme në forumin qytetar për sigurinë publike në Lezhë tha se Shqipëria duhet të arrijë standarde të përputhshme me vendet e BE-së. Ajo bëri thirrje se azilkërkimi nuk është zgjidhja.

“Shqipëria nuk ka nevojë të shkojë në Europë, pasi ajo është në hartën e Evropës. Një thirrje nëse mendoni të gjeni ndonjë mënyrë tjetër për të lëvizur nga vendi mos e bëni përmes idesë që të kërkoni azil. Azilkërkimi nuk është për Shqipërinë po për ata njerëz që kanë kaluar vuajtje siç janë ata nga Siria dhe Afganistani”, tha ajo.

Vlahutin tha se policia duhet të fitojë besimin e qytetarëve për të denoncuar çdo lloj krimi. “Policia të fitojë besimin tuaj sepse në momentin që ka këtë besim atëherë mund të denonconi e raportoni çdo lloj krimi, që të dini që do të merrni përgjigje nga ana e tyre”, tha ajo.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi