Vlahovic në qendër të merkatos, Atletico, Bayern e Chelsea pas “bomberit” ballkanas

Edhe pse me një sezon plot ulje-ngritje, “bomberi” ballkanas, Dusan Vlahovic mbetet në “shënjestrën” e “gjigandëve” të Evropës, me Atletico Madrid, Chelsea e Bayern Munich që janë të interesuara për të nënshkruar me 23-vjeçarin.

Vlahovic u tranferua te Juventus nga Fiorentina në janar të vitit të kaluar për një shumë prej 80 milionë eurosh, duke e bërë 23 vjeçarin futbollistin më të shtrenjtë në Serbi, mirëpo, prej muajsh flitet se sulmuesi mund të largohet nga klubi torinez, për të cilin ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar katër herë në 41 paraqitje këtë sezon.

Ndërkaq, kujtojmë se, Vlahovic ka shënuar gjithsej 23 herë për Juventus dhe realizoi gjashtë gola në 62 paraqitje që kur erdhi në Torino si një “yll i madh”, mirëpo “shndirtja” e këtij “ylli” duket se është zbehur me serbin që mund të mbetet larg Torinos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi