Vjosa Osmani: Në listën e LDK-së, nuk do të ketë persona me aktakuza

Vjosa Osamni, kandidatja e LDK-së për kryeministre ka thënë sot se partia e tyre ende nuk ka përpiluar listën për deputet. Sipas saj ende janë duke i pritur propozimet nga degët për kandidatët potencial.

Lista sipas saj do të filloj të përpilohet që nga e martja.

Osmani thënë se të gjithë emrat do të filtrohen në mënyrë që në listën e LDK-së për deputetë të mos ketë persona me aktakuza.

“Ne ende nuk e kemi filluar përpilimin e listës, do të fillojë nga nesër. I kemi marrë propozimet nga degët, sepse si kryesi nuk jemi përzier në propozimet që kanë ardhur nga degët. Mirëpo pastaj të gjitha ato propozime do të filtrohen, duke marrë për bazë parimet themelore mbi të gjithat ne po e ndërtojmë programin tonë. Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK’ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi