Vjosa Osmani e “zbërthen” qëndrimin e ShBA-së ndaj Kosovës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është munduar të zbërthejë komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit, të lëshuar pas takimit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas Osmanit, në deklaratën e DASH-it janë tri thekse të rëndësishme:

1. “SHBA rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin e Kosovës”.

(që nënkupton mbeshtetje per sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës në kufijtë në të cilët SHBA e ka njohur Kosovën).

2. “SHBA kërkon marrëveshje me Serbinë që është e implementueshme”. (që nënkupton se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës dhe për Parlamentin e Kosovës, sepse përndryshe s’ka si implementohet)

3. “SHBA-ja kërkon marrëveshje me Serbinë që e rritë stabilitetin rajonal”.

(përderisa me planin ruso-serb për ndryshim kufijsh arrihet pikërisht e kundërta, pra destabilizimi i rajonit e më gjerë).

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi