16.5 C
Tirana

Vizita e Presidentit të KE në Shqipëri, Berisha: E përshëndes dhe bëj thirrje për hapjen e negociatave, por Rama po trillon duke…

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme me gazetarët, ndër të tjera i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të nisë hapja e negociatave me Shqipërinë. Berisha shtoi se Rama është duke u përpjekur që të paraqesë se shkaku që ende nuk janë hapur negociatat është Bullgaria, por sipas tij është një trillim.

“Sot në Shqipëri është P0residenti i KE, unë e përshëndes vizitën e tij, një vizitë është mbështetje, por përpjekje e Ramës për të paraqitur murin bullgarë si pengesë për hapjen e negociatave janë fund e krye trillim. Nuk është muri bullgarë, por muri i krimit, i vjedhjeve, i drogës ato që qëndrojnë në të vërtetë si faktor që mbyllin dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Megjithatë jam këtu për t’i bërë thirrje BE dhe vendeve anëtare së pari të hapin negociatat me Shqipërinë, siç tregonte me objektivitet rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, por mendoj se hapja e negociatave dhe qëndrimi në kapitujt përkatës për kushtet është mënyra më e drejtë që qytetarët shqiptarë të vetëdijesohen se ku qëndroj shkaku i vërtetë i bllokimit, te mosplotësimi i kushteve, ndaj dhe unë uroj dhe shpresoj të predominojë ky mendim, i cili në një farë formë është shprehur dhe një vit më parë nga Bundestagun Gjerman.

Mos hapja e negociatave, është një akt me pasoja të rënda, për vendin dhe rajonin”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 63 vjeçari në Lushnje

Një 63 vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund...

Ballkani në BE, eksperti: Është në interesin e bllokut, Shqipëria shembull në rajon

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Europiane,...

Policia godet grupin që shpërndante drogë në shkolla, Vocaj: 24 të arrestuar

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit...

“Duhet ende kohë”, Everton dhe Sylvinho “kryqëzojnë gishtat”, Broja shihet si shpëtimtar

Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando...