4.5 C
Tirana

Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Metapneumovirusin Njerëzor (HMPV) në Kosovë.

Megjithatë, ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet derisa theksoi se nuk ka nevojë për panik nga ana e qytetarëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

IKSHPK në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë informacione bazike me qytetarët me qëllim që të jenë të informuar dhe të rrisin masat e kujdesit parandalues.

Sipas IKSHPK-së, HMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

IKSHPK ka thënë se simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.

“Shumica e rasteve të HMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe HMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit”, është thënë në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...