Virozat i parandaloni me frutin e stinës, zgjidhja e përditshme natyrale

Tani që po i afrohemi stinës së ftohtë dhe shumë prej nesh bëjnë vaksinën kundër gripit për të qenë të mbrojtur nga virozat dhe koronavirusi, të gjithë kemi nevojë për imunitet më të fortë.

Megjithatë, ka një mënyrë më natyrale për të parandaluar gripin dhe virozat. Është fruti i stinës, lëngu i të cilit ndihmon për të përforcuar imunitetin.

Shega njihet si një frutat e pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, shumë të rëndësishme për t’u mbrojtur nga viruset.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer. Shega është e pasur me shumë elementë të rëndësishëm për shëndetin, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C.

Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të vijnë njëlloj.

Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është mbretëresha e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi