Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, nuk ka asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3,788 teste të kryera, 92 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive është 442.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi