Vidhet një pikë kredish në Tiranë nën kërcënimin e armës

Një person i paidentifikuar ka vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash në një pikë kredie në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe nuk dihet shuma e parave  të vjedhura. Policia po vazhdon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi