15.5 C
Tirana

Video/ Zjarr në Spitalin e Durrësit, pavioni mbushet me tym, policia e zjarrfikësit evakuojnë pacientët

Më datë:

Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mesnatës. Zjarri ka rënë në sektorin e Kirurgjisë dhe ka përfshirë më pas edhe katet e tjera të spitalit, duke djegur kabinën elektrike, dhe për pasojë duke mbushur me tym pavionin dhe duke rrezikuar jetën e pacientëve nga asfiksia.

Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Punonjësit e spitalit ishin të parët që vunë në lëvizje pacientët, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse e policia, duke bërë të mundur evakuimin e pacientëve dhe materialeve në spital.


Bashkë me zjarrfikësit e Durrësit, në shuarjen e flakëve dhe evakuimin e pacientëve u angazhuan dhe zjarrikëset e Shijakut. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar për zjarrin, por fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim...

Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për...

Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër,...