VIDEO/ Si “mesjetë”! Fshati i Këlcyrës i lënë në harresë, rruga e shkatërruar totalisht bllokon lëvizjen

Banorët e fshatit Bubës në Bashkinë e Këlcyrës denoncojnë se shteti nuk po i kthen sytë nga ata, pasi kanë vite të tëra pa asnjë investim në rrugë.

Në një video, që një banor i këtij fshati sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet rruga e shkatërruar totalisht dhe e “pushtuar” nga balta, çka vështirëson së tepërmi qarkullimin.

Madje, siç shkruan banori në denoncimin e tij, në fshat janë 13 makina, që përdoren nga banorët e fshatit, por që gjatë dimrit janë thuajse të bllokuara, për shkak të rrugës. Banorët e këtij fshatit akuzojnë kryetarin e bashkisë, që sipas tyre, nuk bën asgjë, por mendon vetëm si të ndërrojë makinat çdo javë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi