VIDEO/ Protestuesit tentojnë të qëllojnë presidentin Macron me të shoqen në teatër

Më datë:

Një grup prej mbi 30 protestuesish tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron me të shoqen e tij, Brigitte, duke parë një shfaqje.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Mediat e huaja raportojnë se forcat e policisë u detyruan të evakuojnë presidentin Macron.

Ka qenë një aktivist politik i cili ndodhej brenda teatrit dhe iu bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda.

22-vjeçari, Taha Bouhafa, i cili ishte ulur prapa presidentit, shpërndau një video në Twitter ku shihej presidenti Macron në teatër.

Ai shkroi:

“Ndodhem në teatrin Bouffes du Nord, tre rreshta pas presidentit të Republikës. Iu bëj thirrje të gjithë protestuesve që të hyjnë. Diçka po ngrihet… mbrëmja mund të jetë e egër.”

I riu besohet se është arrestuar nga autoritetet franceze, ndërsa forcat e sigurisë rrethuan çiftin presidencial francez dhe i zhvendosën në një vend të sigurtë.

Burime nga Presidenca bënë me dije se Macron u rikthye sërish në Teatër pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...