VIDEO/ Përleshje fizike mes protestuesve dhe policëve në Kukës

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku.

Ndërsa Rama është nisur drejt Kukësit, ka ndodhur një përleshje mes protestuesve dhe policisë. Forcat e policisë kanë ngritur kordon policor për të ndaluar simpatizantët e PD.

Protestuesit në përleshje e sipër me simpatizantët e Partisë Demokratike kanë thyer kordonin policor. Ata kanë thirrur në kor “Rama ik”.

Rama është pritur me protesta thuajse në çdo bashki ku ka shkuar për fushatë elektorale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi