Video/ Përfshihet nga flakët një lokal në Fier, panik tek banesat përreth

Një lokal prej druri në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët. Gazetari i “BalkanWeb”, Eris Kuçi, raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël”.

Flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të lokalit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  Grupi hetimor dyshon se zjarri ka rënë në mjediset ku piqej mishi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi